Peshëngritje, 10 kuqezinj në botërorin e Antalias
Sipas Sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja, vendi ynë do të përfaqësohet në këtë aktivitet me gjashtë meshkuj dhe katër femra. Në garën e meshkujve Shqipëria do të përfaqësohet nga Romario Avdiraj në peshën 56 kg, Daniel Godelli dhe Briken Calja (69 kg), Erkand Qerimaj në 77 kg, si dhe Ervis Tabaku e Endri Karina në peshën 94 kg.
Kurse për femra kuqezinjtë do të konkurrojnë me peshëngritësen Shqiponja Brahja në peshën 48 kg, Sherjana Ruci (53 kg), si dhe dy të mirënjohurat Romela Begaj dhe Fetije Kasa në peshën 58 kg. Sipas Ilir Krajës, ekipi kombëtar do të drejtohet nga trajnerët Genc Barkiçi, Hektor Shaqiri, Zef Kovaçi, Leonard Toska dhe Sokol Bishanaku dhe do të synojë fitimin e sa më shumë medaljeve.