E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën i nxehti afrikan, temperaturat ulen me 5 gradë

Pas një jave kur termometri u ngjit gati në vlerat 40 gradë celsius, sinoptikanët japin lajme të mira. Prej mesnatës ka pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave, çka pritet edhe në orët e mesditës.

Sipas sinoptikanëve, Tirana shënoi dje temperaturat deri në 38 gradë celsius, ndërsa sot nuk do të shkojnë më shumë se 32 gradë, pra me një rënie me 5 gradë celsius që pritet të shënohet në të gjithë territorin e vendit.

Sipas tyre, këtë verë patëm 4 episode të të nxehtit afrikan, dy në muajin korrik dhe dy në muajin gusht, ndërkohë që verën e vitit 2009 ishin tre episode gjithsej.

I nxehti afrikan, qe vjen nga qarkullimi i masave ajrore nga Afrika, zgjat vetëm 5 ditë dhe temperaturat shënohen në rreth 35 gradë në gjithë territorin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›