E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshengritje Begaj Kampione Europe

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj u shpall Kampione e Europës në stilin e shkëputjes në kampionatin europian që po mbahet në Antalja të Turqisë.

Begaj ngriti me sukses në të treja provat, fillimisht 93 kilogram, më pas 98 e në fund 102 kilogram.

Ndërkohë, një ditë më parë peshëngritësja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë europian, Fetije Kasaj nuk ka shkuar më shumë se vendi i 8.

Në stilin e shkëputjes 27-vjeçarja dështoi në dy prova dhe ngriti 78 kg dhe u rendit në vendin e 8, ndërkohë që në stilin e shtytjes ajo ngriti 108 kg duke u renditur në vendin e 5.

Në dy garësh Fetije Kasaj u rendit në vendin e 8-të. Në këtë europian Shqipëria përfaqësohet nga 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj.

Qëllimi kryesor i kuqezinjve është marrja e sa më shumë pikëve të cilat do të mundësojnë shtimin e numrit të shtangistave që do të marrin pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›