Peshkatarët kapin peshkaqenin tigër
VLORE – Një peshkaqen tigër, që peshonte 400 kg, përfundoi dje në rrjetat e një anije që kishte dalë për të peshkuar në afërsi të ishullit të Sazanit. Rrjetat e peshkatarëve janë hedhur të dielën në orët e drekës në një thellësi prej 150 metrash, rreth 2 milje larg Sazanit. Kur kanë mbledhur rrjetat, ata hasën vështirësi për shkak të peshës së rëndë, ndërsa mbetën të shtangur kur në të kishte mbetur një peshkaqen 4 metra i gjatë.