Peshkopi, Berisha prezanton kandidatin e mazhorancës

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për Peshkopinë Ilir Klosi.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka deklaruar se në sajë të reformave të qeverisë, Shqipëria arriti të anëtarësohet në NATO dhe është kthyer në destinacion kyç turistik.
“Me reformat sot jemi vendi i NATO-s. Sot lëvizim të lirë në Evropë dhe po ndërtojmë Evropën kudo në Shqipëri. Ne guxojmë dhe bëjmë ëndrrat tona realitet” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke shtuar se ata që kanë zgjedhur rrugën e vetme janë të vetmuar.
“Le ta lëmë në rrugën e vetmëisë. Votoni kandidatët e “aleancës për qytetarin” iu drejtuar Berisha banorëve të Peshkopisë.
Më tej kryeministri Berisha garantoi qytetarët e gjatë 4 viteve që vijnë qeveria do të shumëfishojë investimet në infrastrukturë duke asfaltuar çdo kilometër rrugë