E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Berat: Votoni për projektet e së ardhmes

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për Beratin Ilir Beçolli.

Në fjalën e tij kreu i LSI-së i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për kandidatin e mazhorancës si alternative e projekteve të së ardhmes dhe jo përfaqësuesi e së shkuarës.
 

“Votoni për projektet e së ardhmes dhe jo për përfaësuesit e të shkuarës që penguan liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët. Besoj se vota juaj në 8 maj do të jetë për progresin e Beratit, për të rritur mirëqënien e qytetarëve dhe kjo në partneritetin me qeverinë” theksoi Meta.
 

Më tej Meta theksoi se Berati do t`i japë me anë të votës përgjigjen e merituar të gjithë atyre të cilët e kërkojnë bashkinë për ti shërbyer konfliktit me qeverinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›