E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, aksidentohet kreu i policisë, së bashku me dy policë të tjerë

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e shefit të Komisariatit të policisë në Peshkopi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Shefi i komisariatit Alush Bunguri është aksidentuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, por fatmirësisht sipas mjekëve, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka devijuar për shkak të ngricave dhe trashësisë së akullit në afërsi të Urës së Topojanit në Bulqizë.
Personat janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Roland Margjoka është shefi i logjistikës në Peshkopi, njëri nga personat që shoqëronte Bungurin. Momentalisht ai ndodhet në reaminacion dhe pritet nga momenti në moment sipas mjekëve që të dalë nga kjo gjendje.
 

Po ashtu, edhe Erjon Përleshaj, sepcialist i transportit në Peshkopi është personi i dytë, i cili është aksidentuar natën e mbrëmshme në vendin e quajtur Ura e Topojanit në Bulqizë. Ai po udhëtonte bashkë me shefin e Komisariatit të Peshkopisë, Alush Bunguri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›