Policia e Tiranës: Aksioni “Banesa e Vjetër”, ende vijon
Policia e Tiranës konfirmon se ka vënë në pranga 5 shtetas si të dyshuar për disa grabitje me dhunë. Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muçaj në një konferencë për shtyp deklaroi se ende po vijon aksioni “Banesa e Vjetër”, kjo në sajë të strukturave të hetimit të qarkut Tiranë.
Ndërkaq, në pranga kanë rënë Saimir Baci, Jetnor Xhaxha, Liridon Mema, dhe dy shtetasit e tjerë me iniciale M.M dhe O.S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër motora të vjedhur, 6 automatikë, 670 fishekë, 68 fishekë automatiku dhe dy paruke.
Dyshohet se këta autorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të disa grabitjeve të dhunshme me armë në Tiranë.