Peshkopi kapet vrasesi
Drejtoria e Policise se Dibres arrestoi shtetasin Moisi Hashim Reci 29 vjec me akuzen e vrasjes se shtetasit Bujar Zebi.
Policia i ka gjetur atij edhe nje arme zjarri me te cilin kishte kryer krimin. Vrasja ndodhi mengjesin e se shtunes dhe policia nisi hetimet duke dyshuar se vrasja kishte lidhje me vrasjen e dates 10 shkurt te vitit 2008 te shtetasit Hashim Reci.
Dy familjet kishin hyre ne hasmeri prej asaj kohe. Nje dite para vrasjes se fundit shtetasi Qemal Zebi se bashku me te birin nisen te kryenin punime ne banesen e tyre dhe per kete iu duhej te transportonin materiale inerte nga lumi Drini Zi.
Sipas zedhenesit te Policise se Dibres shtetasi Moisi Reci ka shkuar per tu sqaruar ne lidhje me autorin e vrajes se babait te tij.