E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa po kercenohet

Plotesimi i kushteve per pezullimin e vizave nuk u be ne Beograd e Shkup por ne Tirane. Ju i patet caktuar disa detyra Qeverise Shqiptare qe me gazep me vonese dhe mezi arriti ti plotesoje madje e parafundit ne Ballkan. Vetem para Kosoves.


Askund nuk eshte nderlidhur ky pezullim me politiken serbe dhe diskriminim e tyre te madh ndaj pakicave. Apelet e fundit drejtuar Qeverise se Beogradit dhe Shkupit per te parandaluar shpernguljen masovike te romeve - se ne rastin e kundert do te demtonin Shqiperine - jane sa naive aq edhe te padrejta.


Nese vertete mendohet ashtu atehere dihet mire se Serbia nuk do te reagoje por do ta stimuloje emigrimin e romeve akoma me shume vetem per te penguar Shqiperine. Gati gjithmone serbet jane krenuar kur kane demtuar fqinjin...


Autobuset e mbushur me rome nga Serbia dhe Maqedonia nuk pushojne asnje dite dhe stacionin e fundit e kane Dsseldorfin e Gjermanise. Agjencite e udhetimeve serbe motivojne dyndjen e tyre ne menyre legale madje edhe duke i mesuar se si te flasin ne Zyren e Emigracionit. Nga keto udhetime perfitojne agjencite serbe dhe buxheti i shtetit serb.


Shume deklarojne se po braktisin Serbine e Maqedonine sepse nuk trajtohen si njerez mirepo kete duhej ta dinte Europa. Kjo nuk eshte risi. Serbia nuk eshte sjelle kurre mire me pakicat e veta. As Maqedonia. Kete e din dhe e ka pare Europa.


Disa deklarojne se deshirojne ta kalojne dimrin ne Gjermani sepse ne shtepite e tyre ben ftohte. Mirepo edhe kete duhej ta dinte Europa para se t u pezulloheshin vizat atyre shteteve.


Disa pohojne se nuk mund te mjekohen neper Serbi sepse mjeket kerkojne shume leke apo nuk i pranojne fare ne ordinance. Kete mirepo duhej ta kishte pare apo degjuar Europa para se ta shperblente Serbine e Maqedonine.


Disa thone se nuk mund te luten ne kishat serbe sepse u ndalohet hyrja edhe pse shume prej tyre jane ortodoks si serbet. Edhe per keto Europa eshte dashur te informohet me kohe jo t i kercenohet Shqiperise per politiken diskriminuese serbe. Per terapi ka nevoje i semuri jo i shendoshi. Duhet kercenuar Serbia jo Shqiperia.


Ne Serbi jetojne se paku 1 milion banore me origjine rome. Ne periferi te cdo qyteti mund te shihen baraka dhe shtepi prej teneqeje. Pas ketyre apeleve mund te pritet qe romet te nxitojne per te braktisur vendin.


Kete Europa e dine ose duhej ta dinte para se pezullonte vizat per ato dy vende ku politikanet e atjeshem me pese euro i blejne votat e romeve.
Nuk mund te kercenohet Shqiperia me romet e Serbise dhe nuk mund te lidhet njera me tjetren. Serbia ka shume rome dhe ajo nuk ka deshire ta permiresoj jeten e tyre.


Europa duhet ta drejtoje pezmin e vet drejt atyre qe krijuan kete situate jo ndaj atyre qe spekulohet se mund ta keqperdorin qendrimin perndryshe mund te flitet per paragjykime dhe mungese parimesie.


Nese Europa vertet deshiron efekte pozitive dhe ta zgjoje Qeverine serbe e maqedone atehere keto dy vende duhet te kercenohen apo t u kthehet regjimi i vizave. do njeri ne BEE e ka ditur se nje vend pas nje lufte te gjate dhe urrejtje ndaj te gjitheve nuk i ploteson kushtet minimale qyteteruese sepse ne fakt ne politiken serbe jane nderruar personazhet por skenografia eshte ajo e Milloshevicit dhe njerezit e tij gjenden ne vendet kyce ku definojne politiken serbe te brendshme dhe te jashtme.


Perndryshe nje Qeveri me dy pale mend nuk do te pohonte kurre se nuk do ta pranoje kurre Kosoven. Nje demokrat i vertete nuk thote kurre kurre sepse ne demokraci vendose racionaliteti dhe shumica. Vetedijesimi i serbeve mund te lexohet te qendrimi i tyre ndaj shqiptareve ne Kosove. Ajo financon administrate paralele ne shtetin fqinj dhe mbane akoma arkivat e vjedhura nga Milloshevici por vizat iu pezulluan.


Prandaj pervec romeve neper Europe shetisin sot pa viza edhe shume kriminel serb. Ndoshta BE duhet te kerkoj edhe nga Greqia te mos mashtroje me ne prezantimin e bilanceve buxhetore sepse ndonje europian edhe kete mund ta marre si shkak per te penguar pezullimin e vizave ndaj Shqiperise.


Europa e irrituar dhe zhgenjyer me gomarin po godet samarin Nuk mund te besohet se ka nje njeri ne bote qe mendon dhe beson se Qeveria serbe dhe maqedone tani nuk bejne gjume te mire pasi po ndjekan shume keq duke demtuar Shqiperine Perkundrazi. Debo romet dhe mbyll shqiptaret Ata do t i konsiderojne dy fitore.


Qeveria shqiptare i beri detyrat e veta le t i bejne te vetat edhe Serbia dhe Maqedonia. Ishte mjaft deshperuese te mbetesh i fundit por perbuzese dhe denigruese eshte t i besh apel Serbise e Maqedonise per te mos penguar Shqiperine sepse ne kete rast Shqiperise po i shtohet nje kusht i padrejte dhe me paragjykime.


Per emigrimin e romeve Shqiperia nuk ka as ndikim e as plane per pastrimin etnik te Serbise. Mesime te tilla gjenden vetem neper libra serbe ne politiken aktuale serbe dhe ne jeten e perditshme te Serbise...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›