Peshkopi nuset vrasin vjehrren

Në fshatin Hopesh të komunes Luzni në Peshkopi dy nuset e një shtëpie janë arrestuar në flagrancë nga policia.
Burimet policore pohojnë se 67-vjeçarja Naime Skura është vrarë me mjete të forta nga dy nuset e djemve. Më pas, ato e kanë marrë trupin e pajetë të 67-vjeçares dhe e kanë groposur në kasollen e lopëve. Viktima jetonte vetëm me dy nuset, pasi dy djemtë i kishte emigrantë. Paraprakisht thuhet se motiv i vrasjes është bërë një sherr i momentit mes viktimës dhe nuseve.
Krimi është rrëfyer nga njëra prej autoreve, Xhemile Skura, e cila është vetëdorëzuar në polici. Policia më pas ka shoqëruar edhe kunatën e saj Hike Skura, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.