Peter Lucas komenton vdekjen e Alise

Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1988 dhe që ndoqi më pas rënien e komunizmit si korrespondent i Boston Herald, mendon se Alia ishte një njeri i mirë, por qe gjithashtu i burgosur nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës.
Sipas tij, Alia nuk diti të kuptonte se çfarë po ndodhte, por që gjithsesi duhet falënderuar për lëshimin e pushtetit pa dhunë.
Lucas është autor i disa romaneve dhe librave mbi Shqipërinë e kohës së komunizmit.
“Më vjen keq të dëgjoj për vdekjen e Ramiz Alisë. Gjatë shumë rasteve që jam takuar me të, ai qe i mirësjellshëm, me dinjitet dhe i rafinuar.
Gjithsesi, unë e gjeta atë Mendoj se ishte një njeri i mirë, por mendoj gjithashtu se qe i burgosur në prangat e trashëgimisë së Hoxhës, aq keq saç qe dhe i burgosur nga Nexhmija dhe zyrtarët e PKSH
Peter Lucas
Gazetar shqiptaro-amerikan tërësisht të papërgatitur për ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri dhe gjithkund tjetër nëpër Ballkan e në Europën Juglindore, pasi ai zuri vendin e Hoxhës si udhëheqës i vendit.
Ndërsa forcat që kërkonin ndryshim po demonstronin nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë dhe ndërsa komunizmi po binte, Alia nuk dukej i aftë për t’u përballur por u zu nën status quo-në e Partisë Komuniste.
Ai premtoi ndryshim, por qe shumë pak dhe shumë vonë dhe u gllabërua nga forcat që ai nuk i kuptonte. Kjo ishte për të ardhur keq në njëfarë mënyre. Ai trashëgoi një shtëpi që ishte e kalbur dhe po rrënohej përreth tij dhe ai nuk diti çfarë të bënte.
Mendoj se ishte një njeri i mirë, por mendoj gjithashtu se qe i burgosur në prangat e trashëgimisë së Hoxhës, - aq keq saç qe – dhe i burgosur nga Nexhmija dhe zyrtarët e Partisë Komuniste që e rrethonin atë dhe që interesoheshin vetëm për të mbajtur pozicionet e veta.
Rezultati në fund ishte që ata të gjithë u mënjanuan. Megjithatë, nuk pati dhunë të vërtetë përgjatë tranzicionit nga komunizmi te demokracia në Shqipëri, nuk pati luftë civile të përgjakshme apo grusht shteti, nuk pati ekzekutime në masë. Sa shumë e ndryshme qe kjo nga periudha kur komunistët e morën pushtetin!
Largimi i tij qe pa gjakderdhje dhe ai duhet të falënderohet për këtë. Ai thjesht u zhduk si mjegull me gjithë dinjitetin që mund të zotëronte. Mendoj se ky qe karakteri i tij.
Në rrethana të tjera dhe në kohë të tjera ai mund të kishte qenë një udhëheqës i mirë. Për fat të keq, ne nuk mund të zgjedhim kohën në të cilën ne e gjejmë veten mbi tokë”.
Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Nuk është e qartë nëse kryeministri Sali Berisha do të respektojë apo jo ceremonialin zyrtar, për t'i rezervuar ish-presidentit Alia një ceremoni zyrtare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Shtohen azilantët shqiptarë
KE i alarmuar për 3 muajt e fundit
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Franca "dërrmon" Shqipërinë
Zbrazen varrezat e makinave