E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca derrmon Shqiperine


Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën, e kjo jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë të pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare.

Një formacion i arnuar ky kuqezi me shumë emra të rinj të cilët u grumbulluan për emergjencë e për fatin e tyre të keq, debutuan e bën një figurë jo të mirë në “Stade de France”, pasi ishte hera e parë që luanin me njëri-tjetrin e vetëm 3 ditë ishin stërvitur bashkë.

I vetmi për të cilin mundi të luajë e të shfaqë agresivitet e grintë ishte Odise Roshi i marrë nga ekipi shpresa, për të KombëtarjaNjë kombëtare “e arnuar” në Francë Kuzhe: Pres reagim pas LuksemburgutLargimi i Josip Kuzhe në tetor? mbrojtur e sulmuar në krahun e majtë.

Ndërkohë të tjerët thjesht shëtisnin uniformën në fushë e shihnin të c’orientuar francezët teksa përballë Ujkanit inekzistent, paraqitja e tij më e dobët me kombëtaren, shënuan tre herë në cdo formë.

Tashmë na mbeten sytë tek kalendari pasi vuajtjet me sa duket ende nuk kanë mbaruar. Këto eliminatore ndryshe nga c’filluam po mbyllen me një paraqitje të shpërfytyruar për Shqipërinë e cila duhet të përballet edhe me Rumaninë në “Qemal Stafa” më 11 tetor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Guardiola befason: Çdo ditë mendoj largimin
Që në moshën 25-vjeçare, mendoja se në të ardhmen do të bëhesha një trajner. Megjithatë, nuk ka ditë që të mos mendoj për largimin tim. Konfratat afatgjata më trembin shumë”. UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës
Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos. Stankovic: Ibra dëshiron me të vërtetë të largohet
Disa ditë pasi Ibrahimovic befasoi opinionin publik me një deklaratë të papritur, në të cilën shprehej i lodhur nga futbolli, Dejan Stankovic, një prej miqve më të mirë të suedezit, konfirmoi se gjithçka është e vërtetë në shtypin italian. Okazione në Angli, lojtarë të mëdhenj në shitje
Me një numër të madh futbollistësh në fund karriere apo të pakënaqur, Premier League rrezikon të shndërrohet në një “minierë” të artë për të gjithë klubet e tjera të Europës që kërkojnë të përforcohen. Euro 2012, shansi i fundit
Pas Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Italisë shumë skuadra të tjera do të kenë shansin e fundit për të siguruare kualifikimin për në Euro 2012.

Lajmet kryesore

Shtohen azilantët shqiptarë
KE i alarmuar për 3 muajt e fundit
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Varrimi i Ramiz Alisë
Zbrazen varrezat e makinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›