E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticion Berishës dhe prokurorisë: Miku i Lulzim Bashës rrezikon të shembë pallatin nga kati pa leje

letra 001

Banorët e Pallatit tek blloku i INSIG në rrugën Irfan Tomini i kanë dërguar një peticion kryeministrit në detyrë Sali Berisha, kryetarit të Bashkisë Lulëzim Basha dhe prokurorisë së Tiranës në të cilën kërkojnë të ndërpriten urgjent punimet në katin e dhjet të pallatit të tyre, i cili rrezikon shembjen nga ndërhyrja e papërgjegjshme e një qytetari që ka mbrojtjen e policisë së ndërtimit në Tiranën nën drejtimin e Flerenc Hoxhës. Ndertuesi i paligjshem Elton Fusha, thote se ka mbeshtetjen e Luelzim Bashes dhe Flerenc Hoxhes per ndertimin.

Banorët janë të shqetësuar se ndërtimi ka shkatërruar strukturën e pallatit dhe vë në pikëpyetje jo vetëm qetësinë dhe mirëkuptimin në pallat, por vet strukturat e pallatit. Ata shpjegojnë se gjatë fushatës policia ndërtimore erdhi disa herë dhe nuk bëri asnjë veprim. Ndërtuesi i paligjshëm premtoi se do ndërpriste punimet por pas datës 23 Qershor po vazhdon me ritme të shpejta dhe po e mbyll me tulla gjithë katin.

Edhe pse në atë pallat banon një deputet i PD-së Sherefedin Shehu, Kryetari i Bashkisë as që ka respektuar kërkesën e tij për të ndalur punimet, Duket se interesat korruptive të Bashës tejkalojnë solidaritetin politik dhe detyrimet e tij si kryetar bashkie për të ndalur këtë punim pa leje.

Pallati INSIG, Rr. Irfan Tomini

Pallati INSIG, Rr. Irfan Tomini

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›