E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Peticioni i 40 organizatave/ Hasani për RTSH: Mund të hasë në kundërshti. Problem nëse miratohet pr.ligji britanik për emigracionin

Avokat i Gjykatës supreme angleze, Naim Hasani në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH ka deklaruar se nëse projektligji i emigracionit i propozuar nga qeveria britanike do të miratohej, do të përbënte një problem madhor për Shqipërinë. Hasani sqaroi se me pr.ligjin e propozuar nga Kryeministri britanik Rishi Sunak, kërkesat e azilkërkuesve, përfshi këtu edhe të shqiptarëve, kryhen me procedurë të shpejtuar. Nëse ky pr.ligj do të miratohet, tha Hasani, do të krijojë probleme te emigrantët apo azilkërkuesit shqiptarë.

“Çdo kërkesë për azil nga qytetarët e huaj duke mos përfshirë listën e vendeve të para, pjesa më e madhe e vendimeve merret me procedurë të shpejtuar sepse qeveria ka krijuar një skuadër enkas për t’u marrë me këtë gjë. Vendimi merret për çështje javësh ose muajsh tashmë. Trajtimi i kërkesave të refuzuara për azil certifikohen si të pavlefshme dhe pas refuzimit mbahen në qendrat e mbajtjes së emigrantëve, u jepen bileta për udhëtim charter dhe më pas janë gjykatësit që japin vendimin nëse udhëtimi duhet të anulohet ose jo. Problemi që do hasin qytetarët do kenë probleme nëse Shqipëria futet në listën e vendeve që nuk do pranohen kërkesat për azil.

Çdo emigrant i huaj që shkon në Britani për azil nuk mund të mbahet.

Nëse ky ligj miratohet do jetë problem madhor për Shqipërinë”, tha Hasani.

Avokati komentoi dhe peticionin e nënshkruar nga 40 organizata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat i kërkojnë qeverisë britanike heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta të origjinës.

Hasani u shpreh se ka shumë mundësi që peticioni i tyre të hasë në kundërshti, ndonëse organizatat kanë lobuar që Shqipëria të mos futet në listë për arsye të problemeve të ndryshme që ka.

“Faktikisht edhe nëse ky amendament kalon do hasë kundërshti, dhe ka mundësi të mos miratohet në Parlament.

40 organizatat shqiptare kanë lobuar që Shqipëria të mos futet në këtë listë për arsye të problemeve të ndryshme që ka.

Shqipëria vitin e kaluar kishte dyndje emigrantësh të paligjshëm që kalonin përmes La Manshit. Kjo nxiti autoritetet britanike që të hulumtojnë dhe shohin përse shqiptarët nga një vend kandidat për anëtarësim në BE po vinin drejt Britanisë duke kërkuar azil. Kjo detyroi qeverinë të ndryshojë qasje nga azil kërkuesit.

3 herë ka ndryshuar politika ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve nga dhjetori, janari, marsi”, tha Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›