Arrestohet 33 vjeçari, shiste kokainë në dyqanin që ishte i punësuar, në hetim edhe pronari

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Himarës, pasi në dyqanin ku ai punonte shiste lëndë narkotike të llojit kokainë.
Pas kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit me iniciale F. Gj. banues në Dhërmi, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan “Tabacchino” në pronësi të një 53-vjeçari, u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
Gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.
53 vjeçari pronar i dyqanit, do të hetohet në gjendje të lirë pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme të riun.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/