E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni i Aleances Kuq e Zi mbledh sot firmat ne Fushe-Kruje

Aleanca Kuq e Zi ka ndaluar sot ne qytetin e Fushe-Krujes ne vijim te turit te saj neper vend per firmosjen e nismes per ndryshimin e ligjit per regjistrimin e popullsise. Me qindra te rinj mbeshtetes te Aleances Kuq e Zi kane firmosur peticionin duke perdorur edhe karten e identitetit per hir te transparences.

Drejtues te Aleances thane jane shume te kenaqur me mbeshtetjen qe ka gjetur iniciativa e tyre duke shtuar se numri i firmave te mbledhura deri tani po shkon drejt 25 000. Ata u shprehen te bindur se turi i tyre do te vijoje ne cdo qytet te Shqiperise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›