Zgjedhjet sot pritet te mberrijne 50 vezhgues te OSBE/ODIHR-it

OSBE/ODIHR do te zbarkoje ne Shqiperi per monitorimin e zgjedhjeve vendore. Mesohet se vezhguesit e ketij misioni do te mberrijne ne aeroportin e Tiranes ne datat 27-28 mars ndersa te marten me 29 mars do te behet prezantimi publik i tij.
Amerikani Jonathan Stonestreet ne detyren e Keshilltarit te Larte Zgjedhor prane zyres se OSBE-se per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut ODIHR ne Varshave do te jete ne krye te vezhguesve. Ashtu si ne zgjedhjet parlamentare edhe kete here do te jene rreth 450 vezhgues qe do te merren me pergatitjen e infrastruktures se zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre me 8 maj.
Misioni do te jete i ndare ne dy grupe ku 50 prej tyre do te jene afatgjate qe do te ndjekin ngritjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve. Per diten e votimit pritet te mberrijne ne Shqiperi 400 vezhgues te tjere afatshkurter qe do te monitorojne nga afer mbarevajtjen e procesit.
Zyra per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut OSBE/ODIHR-it pritet te mbaje te marten nje konference per shtyp ne te cilen kryesuesi Stonestreet pritet te hape formalisht misionin per vezhgimin e zgjedhjeve vendore te 8 Majit ne Shqiperi. Pas prezantimit publik te marten misioni vezhgues do te takohet me aktoret kryesore te politikes ne vend.
Dy dite me pare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe nje pjese te vezhguesve vendas te cilet jane pjese e Shoqates per Kulture Demokratike. Ky grup ka parashikuar vezhgimin e zgjedhjeve te ardhshme me 900 vezhgues te shperndare ne ekipe te levizshme nese arrijne te sigurojne financimin e duhur. L. T