E Martë, 3 Nëntor 2026

Petkoviç: Kurti e kalon topin sërish pa sukses për dështimin e dialogut me Beogradin

Pas deklaratave të bëra nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se Prishtina do të njohë targat serbe, pasi të sigurohet se  Serbia po zbaton plotësisht vendimin e saj, ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit është shprehur se Kurti po tenton pa sukses të kalojë “topin” në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut, “duke shfrytëzuar shkëmbimin e tezave dhe duke mashtruar opinionin sepse është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe shkatërron çdo përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin”.

Petkoviq theksoi se e gjithë bashkësia ndërkombëtare e di mirë se Kurti është ai që as pas 11 vitesh nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe.

Ai sqaron se “në marrëveshjet e arritura thuhet qartë se kush e shkruan Statutin e ZSO-së dhe si duhet të duket, dhe se Kurti mund t’i shkruaj dikujt tjetër “Listat e dëshirave të Vitit të Ri”, pasi me sa duket “beson ende në përralla“”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›