Petrela zgjohet me "Dite Trashegimie"
TIRANE - Konceptuar ne si nje Festival-Panair, "Ditet e Trashegimise Kulturore" e zgjoi Petrelen me nje sere aktivitetesh diten e djeshme. Nje iniciative kjo qe synon ringjalljen e aktivitetit kulturor artistik ne treven e Tiranes. Perkrah "Shoqates Tirana" e cila eshte edhe nismetarja e ketyre diteve, eshte mbeshtetja e Ministrise se Kultures. Dje, ministri Ylli Pango, pasi vizitoi panairin e produkteve agro-bujqesore dhe prodhimeve artizanale te tradites nga zonat pjesemarrese; si komuna Krrabe, komuna Petrele u shpreh se "eshte nje koincidence e bukur, pasi keto dite ne presim, qe Berati te shpallet pasuri boterore nga UNESCO, ne takimin qe do te behet ne Kanada".
Petrela eshte nje prej vendeve ku tradita eshte shekullore, cka e deshmon jo vetem kalaja, por edhe shtepite qindravjecare. Kryetari i "Shoqates Tirana", Arben Tafai, u shpreh se, "jemi mbledhur ne Petrele per t'i dhene shtyse nje tradite te re, nje perpjekje per ringjalljen dhe promovimin e vlerave aq te pasura folklorike dhe etnografike te treves sone, por edhe te produkteve agro-bujqesore, qe e konsiderohen si nje pjese e tradites se ketyre zonave. Eshte pikerisht origjinaliteti i ketyre elementeve etno-kulturore, qe terheq turistet". Kalendari i ketij festivali-panair ka qene mjaft i pasur, duke perfshire jo vetem nje koncert te grupeve folklorike te treves se Tiranes dhe panairin e produkteve agro-bujqesore dhe prodhimeve artizanale te tradites. Por, ajo cka eshte me e vecanta, nje ekspozite fotografike retrospektive e zhvillimit te ketyre zonave, te cilat percojne ne syte e pjesemarresve, tere historine e kesaj zone nepermjet imazheve. Ja pse thuhet se "nje foto eshte njemije fjale". Ndersa nje sfilate e veshjeve tradicionale te kesaj treve, qe po aq e vecante, pasi solli ne vemendjen e te gjitheve ate tradite, e cila ka mundur te mbijetoje ne shekuj per te ardhur edhe ne ditet tona. Vizita ne kalane e Petreles ishte ajo qe mbylli kete dite te mbushur me aktivitete, qe ishte nje kthim pas ne vlerat e trashegimise sone kulturore. Kjo eshte nje tradite qe synon mbi gjithcka ringjalljen e aktivitetit kulturor artistik ne treven e Tiranes, e me gjere, mjaft e pasur per nga elementet folklorike, me qellimin qe nje tradite e tille te shtrihet se ardhmi edhe ne zona te tjera te vendit. Por edhe stimulimi i turizmit folkoriko-etnografik dhe atij bujqesor, i cili eshte pak i perhapur ne Shqiperi.
Perpos nje ekspozite fotografike retrospektive e zhvillimit te ketyre zonave "Ditet e Trashegimise Kulturore", vijuan me nje sfilate te veshjeve tradicionale te treves dhe viziten tradicionale ne Kalane e Petreles