Petrit Vasili: Kastraveci vrasës nuk ka mbërritur në Shqipëri
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar se virusi E- Coli, që po kërcënon një pjesë të mirë të Europës, qendrore dhe veriore, nuk ka mbërritur në Shqipëri. Vasili tha se janë marrë të gjithë masat dhe ministria po rri në vigjilencë. Vasili tha se Shqipëria nuk importon perime nga zonat e burimit të këtij virusi.