“Petro Nini” gjimnazi më i mirë, shkolla më e mirë 9-vjeçare në Tiranë rezulton “Misto Mame”

“Misto Mame” rezultoi shkolla 9 vjeçare më e mirë për këtë vit shkollor ndërsa nga gjimnazet në krye të listës qëndron “Petro Nini Luarasi”, i ndjekur nga “Qemal Stafa” dhe “Sami Frasheri”. Zyra vendore arsimore ka publikuar renditjen e institucioneve edukuese, të cilat shpesh herë përdoren si element referues nga prindërit për përzgjedhjen e shkollës për fëmijët e tyre.
Rankimi i shkollave bëhet gjithmonë duke u bazuar në disa tregues të rëndësishme, të cilat ndikojnë edhe në nxitjen e konkurrencës ndërmjet institucioneve arsimore.
Në krahasim me një vit më parë nga renditja ka zbritur gjimnazi “Sami Frashëri” i cili është listuar i treti. Ndërsa në shkollat 9 vjeçare “Fan S Noli” nga vendi i parë në performancën e vjetshme ka rënë në vendin e dytë.
/RTSH/