E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqiptarja Edit Shkreli u betua si gjyqtare në New York

Juristja Edit Shkreli, me origjinë shqiptare do të shërbejë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. 

Në ceremoninë e zhvilluar më 8 nëntor sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, u shfaqën dhe simbolet shqiptare. 

Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork.

Shkreli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA.

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar me këtë rast gjyqtaren e parë shqiptare në New York. “Urime të përzemërta Edit Shkrelit, një vajzë e shkëlqyer, e cila u betua si gjyqtarja e parë shqiptare në New York”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale .

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›