E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrocub, trajneri Makharadze sfidon Egnatian: E kemi studiuar kundërshtarin…

Trajneri i Petrocub, Shota Makharadze u shfaq në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Egnatian. Në deklaratën e tij, trajneri 46-vjecar u shpreh se e ka studiuar rrogozhinasit.

“Fillimisht dua t’iu falenderoj për mikërpritjen, stadiumi është në kushte pozitive dhe na lejon të luajmë një futboll të mirë. Pas ndeshjes së parë, e kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe jemi besimplotë për një kualifikim”.

Në vijim, trajneri i Petrocub shtoi se skuadra e tij vjen për të treguar më të mirën dhe për të arritur objektivin

“Kemi respekt për Egnatian, por jemi këtu për të treguar se jemi skuadër e mirë dhe të vijojmë sa më gjatë rrugëtimin tonë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›