Petrovac-Besa, sot miqësore në Ulqin

Besa do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me Petrovac, skuadër e kategorisë së parë të Malit të Zi. Takimi do të luhet në Ulqin. Sulmuesi krotat 26-vjecari gjigant Tomislav Stanic është përfundimisht jashtë pistës së trajnerit Sulejman Starova, ndërkohë që nota pozitive ka marrë serbi Piter. Në shtëpinë verdhezi kthehet sot sulmuesi haitian me pasaportë franceze Hery Fortunat. Besa do të kthehet të premten në Kavajë.