Ervin Llani, testime me Panserraikos në Greqi

Ervin Llani, portieri i Shkumbinit , i thirrur edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, në zborin e Antalias do të provohet në kategorinë e dytë greke me ekipin e Panserraikos, ku për dy sezone e gjysmë luajti edhe Edvin Murati. Llani, një portier me perspektivë menxhohet nga Sokol Murati.