Petroviç: Flamurtari, testi real për ne
Buduçnosti do të luajë ndeshjen e 35-të në Kupat e Europës dhe duket se fqinjët malazesë ndjehen gati për t’u përballur me Flamurtarin. Trajneri Sasha Petroviç beson se skuadra e tij është në formë dhe gati për t’u ndeshur me vlonjatët. “Jemi gati të tregojmë kundër Flamurtarit se kemi një skuadër cilësore që mund të fitojë në Europë. Unë kam besim te këta lojtarë dhe e di se mund të shkojmë larg së bashku. Në këtë ndeshje duhet një fitore pa pësuar gola. Është një test i vërtetë për këtë gjeneratë të re dhe plot talent. Kemi bërë shumë punë në krahasim me të shkuarën dhe jemi gati ta tregojmë këtë kundër Flamurtarit, që është një skuadër luftarake dhe e disiplinuar. Do të na duhet që të nxjerrim më të mirën. Na duhet mbështetja e tifozëve sepse lojtarët e rinj kanë më shumë nevojë se kurrë,” thotë trajneri Sasha Petroviç. Përsa i përket brazilianit Zhunjior, një njohje e vjetër për skuadrën e Flamurtarit pasi ka luajtur me kuqezinjtë para disa sezonesh, drejtuesit e skuadrës nga Podgorica thonë se për lojtarin nuk ka ardhur ende kartoni nga federate iraniane, çka e bën të pamundur aktivizimin e tij. Ndërkohyë, kapiteni i ri i skuadrës, Stefan Mugosha, pret një ndeshje të mirë nga skuadra e tij. “Kemi punuar shumë dhe shpresojmë ta tregojmë këtë në fushën e lojës. Duhet të japim maksimumin tonë dhe shpreoj që të marrim një rezultat të mirë. Për mua është një nder i madh që të jem kapiteni i Buduçnostit. Dua që ta justifikoj besimin e dhënë në një kohë sa më të shkurtër,” deklaron Mugosha