Petrovic: Vizita ne Shqiperi, teper miqesore

Kryetari i Partise Liberale Serbe ne Kosove, Sllobodan Petrovic e ka cilesuar si teper miqesore viziten e djeshme ne Tirane.
Petrovic ka deklaruar se delegacioni i kryesuar prej tij ka marre nje mesazh te qarte nga qeveria shqiptare, si dhe ka vleresuar ndihmen financiare te dhene nga kjo e fundit. “Ndihma prej 400 mije eurosh eshte me shume se nje gjest simbolik, eshte nje mesazh i qarte per te gjithe qytetaret e Kosoves dhe ne vecanti per pakicen serbe”, ka deklaruar Petrovic. Me tej, duke folur per pjesemarrjen e banoreve serbe ne zgjedhjet lokale te Kosoves, Petrovic e ka cilesuar ate si nje veprim kurajoz, te nxitur edhe nga partia e tij.