Petroviq në delegacionin e Kosovës, të hënën në Bruksel

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petroviq, ka konfirmuar se do të jetë anëtarë i delegacionit të Prishtinës me rastin e bisedimeve me përfaqësuesit e beogradit, që të hënën do të mbahen në Bruksel.
Petroviq të shtunën në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në gjuhën serbokroate, ka deklaruar pjesëmarrjen në Bruksel dhe ka theksuar se së shpejti me përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë do të bisedojë edhe në Beograd.
Në këtë raund do ta shoqërojë kryeministrin e Kosovës. Tema do të jetë veriu i Kosovës, përkatësisht përcaktimi i kompetencave të institucioneve kosovare në veri të Kosovës, ka thënë Petroviq.
Në konstatimin se ky është rasti i parë i që në delegacionin kosovar të jetë dhe një serb nga institucionet e Kosovës, Petroviq tha se është e njohur se përfaqësuesit serbë në pushtetin e Kosovës fuqimisht kanë mbështetur fillimin e procesit të dialogut, dhe “edhe më fuqimisht kanë përkrahur rrjedhën e tij”.
Roli jonë është shumë i rëndësishëm dhe në mënyrë të ndryshme kemi qenë pjesëmarrës të këtij procesi, kurse tani për herë të parë jemi drejtpërdrejt të kyq ur në këtë proces, dhe kjo është shumë e rëndësishme para se gjithash për bashkësinë serbe, por gjithashtu edhe për këtë proces. Gjithashtu më e rëndësishmja është që këto marrëveshje të implementohen në terren, ka thënë Petroviq në këtë intervistë, transmeton gazeta serbe “Blic”.
Në pyetjen se a do të takohet së shpejti me zyrtarë të Serbisë diku jashtë Brukselit, Pteroviq u përgjigj se po punohet në realizimin e këtij takimi dhe se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë, por është e sigurt se do të ndodhë shpejt.
Është fakt se jam takuar me shumë funksionarë dhe politikanë nga Serbia, por ato kanë qenë takime joformale. Jam i informuar se në organizimin e këtij takimi zyrtar në Beograd po punojnë partnerët tanë në Bruksel dhe jam i vetëdijshëm se nuk është e domosdoshme ndonjë urgjencë për një takim të këtillë, porse mendojë se ky takim është më se i domosdoshëm, tha ai./Indeksonline/