E Diel, 1 Nëntor 2026

Petulla që nuk thithin vaj nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Petulla të buta, të fryra dhe që nuk thithin vaj gjatë skuqjes, për një rezultat perfekt në çdo tryezë! Shefja e kuzhinës Albana Mançja ndan recetën dhe sekretet e përgatitjes së tyre, që t’i shijoni të ngrohta, me familjen dhe të dashurit tuaj.

Përbërësit:

1 gotë ujë i vakët

1 lugë gjelle vaj

2 gota e gjysmë miell

2 lugë çaji maja buke e thatë

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Në një enë, shtojmë majanë e bukës, sheqerin, kripën dhe vajin. I përziejmë derisa përbërësit të treten. Shtojmë miellin dhe ujin e vakët, më pas e zëmë brumin.

E mbulojmë enën me qese membranë dhe e lëmë brumin të pushojë për një orë.

Nga kjo masë formojmë 10 toptha brumi dhe i lëmë të pushojnë sërish për 20 minuta. Pas kësaj kohe, krijojmë një vrimë në mes të secilit topth. Përpara se t’i skuqim në vaj vegjetal, i hapim pak më shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›