E Diel, 1 Nëntor 2026

Peza në fest, qindra vetë marrin pjesë në festime

70-vjetori i Konferencës së Pezës përveç përfaqësuesve të ndryshëm politikë, në orët e para të mëngjesit ka marrë të tjera ngjyra duke pritur qytetarë nga të gjitha krahinat e vendit për t`ju bashkuar festimeve të kësaj konference e njohur në historinë e popullit shqiptar, si kuvendi i cili çoi për të fituar pas luftës edhe paqen.

Të rinj e të moshuar kanë qenë pjesë e festimeve të organizuar nga Komuna Pezë, nën atmosferën e këngeve dhe valleve të performuara nga artistët e ansamblit popullor duke shijuar së bashku pse jo ,edhe një piknik pikërisht në bazat e luftës Nacional Çlirimtare dhe partizanëve në Pezë.
 

Ky vit i 70- vjetorit të Konferencës së Pezës është më i veçantë për faktin që përkon me 60-vjetorin e krijimit të brigadës së 22 sulmuese dhe mbi të gjitha me 100 vjetorin e pavarësisë për vendin tonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›