E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, tenton të vrasë dhëndrin, arrestohet 71-vjeçari

Një 71-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Delvinë nën akuzën e tentativës së vrasjes.
 

I moshuari, Vangjel Braho ka tentuar të vrasë me çifte dhëndrin e tij, Vasil Ilias 40-vjeç pas një konflikti në banesën e tij.
 

Mësohet se 71-vjeçari ka qëlluar disa herë me çifte ndaj dhëndrit të tij, por fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk e ka prekur atë.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›