Pezullimi i Ahmetit. U përplas me eskortën e Berishës
Nga Gerti Xhaja
Sipas burimeve nga policia të cilat i referohet "Gazeta Shqiptare" përplasja me një nga makinat e eskortës së kryeministrit Sali Berisha i kushtoi Krenar Ahmetit pezullin nga detyra e shefit të Policisë Rrugore.
TIRANE-Përplaset me makinën e parë shoqëruese të Kryeministrit Sali Berisha dhe pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti. Pas përplasjes, Ahmeti është larguar nga vendi i aksidentit, duke iu shmangur veprimeve hetimore të ekspertëve të policisë rrugore. Urdhri i pezullimit është firmosur dje pasdite nga drejtori i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj. Motivacioni, sipas burimeve zyrtare të policisë, është për shkelje të rënda të disiplinës. Ky është pezullimi i dytë i Ahmetit, pa kaluar 6 muaj nga rasti i parë. Ahmeti u pezullua dy javë nga detyra në muajin qershor të vitit të kaluar, pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës lidhur me incidentin që pati me avokatin Agim Bajri dhe bashkëshorten e tij, Elisabeta Bajri, prokurore e Krimeve të Rënda. Të njëjtat burime thanë për Gazetën se shkak është bërë një aksident i lehtë mes dy makinave, njëra prej të cilave ishte mjeti i detyrës dhe drejtohej nga kryekomisari Ahmeti. Por, burime konfidenciale thanë për Gazetën se automjeti tjetër i përkiste eskortës së Kryeministrit, ndonëse nuk ishte duke eskortuar Kryeministrin apo mjetin e tij personal.
Përplasja
Ngjarja që i ka kushtuar pezullimin Ahmetit dhe rrezikon t’i kushtojë karrierën, ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të shtunës, pranë rrugës “Bardhyl”, në Tiranë. Ahmeti është përplasur me një automjet tip ‘Bora’, që rezulton në organikën e eskortës së Kryeministrit. Shefi i policisë rrugore, në rrethana ende të pasqaruara prej burimeve, është larguar nga vendi i aksidentit. Makina e tij e shërbimit është ndjekur nga eskorta dhe shërbimet e policisë, të cilat mësohet se e kanë ndaluar pranë Pazarit të Ri. Për ngjarjen janë njoftuar drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, të cilët kanë urdhëruar një hetim të plotë për çfarë kishte ndodhur.
Vendimi
Vetëm 24 orë pas incidentit të ndodhur në rrugën “Bardhyl”, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur masën e pezullimit për kryekomisarin Ahmeti. Vetë kryekomisari, i kontaktuar nga Gazeta, nuk ka dashur të bëjë komente për ngjarjen dhe vendimin e pezullimit. Ai ka mohuar të jetë përplasur me ndonjë automjet të eskortës së Kryeministrit. Gjithsesi, pretendimet e Ahmetit nuk i kanë bindur drejtuesit e Policisë së Tiranës.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)