E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malajzia, bursa për studime pasuniversitare

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Teknik me Malajzinë (MTCP), qeveria malajziane ofron për shtetasit shqiptarë 2 (dy) bursa për studime universitare ose pasuniversitare në fushat teknike, për vitin akademik 2009-2010. 

TIRANE- Bursa për studime pasuniversitare e nivelit Master është 12-14 muaj dhe për Doktoraturë -PhD 36 mujore. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë të Drejtorisë së Menaxhimit të Përditshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 janar 2009. Për studime universitare kandidatët duhet të paraqesin dëftesën e shkollës së mesme, ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga Zyra Arsimore e rrethit përkatës; kërkesën për studime, ku të specifikohen dega në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë; certifikatën e njohjes së gjuhës angleze (certifikatën e TOEFL-it ose të IELTS-it); raportin mjekësor për aftësi për studime; certifikatën e lindjes me fotografi. Ndërsa për studime pasuniversitare duhet ët paraqesin kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën dëshiron të studiojë; diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar; certifikatën e njohjes së gjuhës angleze (certifikatën e TOEFL-it ose të IELTS-it); listën e notave, fotokopjen e noterizuar; dy rekomandime, programin e studimit; raportin mjekësor për aftësi studimesh si dhe certifikatën e lindjes me fotografi (kandidati duhet të jetë jo më shumë se 45 vjeç) si dhe 2 fotografi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›