E Martë, 3 Nëntor 2026

Pezullohen fluturimet në Mynih, Gjermania përfshihet nga reshjet e dendura të borës

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar për shkak reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin, njoftuan zyrtarë të aeroportit, ndërsa autoritetet përgjegjëse po punojnë për rikthiminin e situatës në normalitet.

Reshjet masive të borës kanë krijuar probleme edhe në shërbimin hekurudhor në jug të Bavarisë. Qarkullimi i  trenave në distanca të gjata i anuluar më herët, pritet të vazhdojë edhe gjatë së shtunës. “Rekomandojmë shtyrjen e udhëtimeve nga dhe drejt Mynihut” kanë njoftuar autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

Reshjet e borës kanë përfshirë Evropën që nga fillimi i javës. Të enjten në Anglinë perëndimore  mbyllën mbi 50 shkolla, pasi reshjet e borës krijuan vështirësi.  Më herët një stuhi e ashpër bore goditi Ukrainën, Rusinë duke u marrë jetën të paktën 10 personave. Nga stuhia e borës u prekën edhe Rumania dhe Moldavia.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›