E Martë, 3 Nëntor 2026

Pezullohet aktiviteti i kompanisë për helimimin e kursantëve. Reagon AKU

Nëse keni ngrënë në Gjirokastër këto ditë duhet të shtoni kujdesin, AKU bllokon produkte

AKU reagon pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, pezullohet aktiviteti i kateringut në Garnizonin “Skënderbej”

Pas rastit të dyshuar të helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar duke njoftuar se ka kryer kontrolle të menjëhershme si në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ashtu edhe në Garnizonin “Skënderbej”, ku përgatitej ushqimi nga kompania e kateringut SORI-AL.

Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve u konstatua se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. Megjithatë, autoriteti ka ndërmarrë masa paraprake duke pezulluar aktivitetin e subjektit në ambientet e Garnizonit “Skënderbej” deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Gjatë kontrolleve, specialistët e AKU-së morën gjithsej 28 mostra të ushqimeve të gatshme nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor, të cilat janë dërguar për analiza mikrobiologjike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Po ashtu, u morën edhe pesë mostra tampon për të verifikuar higjienën e ambienteve dhe pajisjeve ku përgatitej ushqimi.

Në inspektimet e zhvilluara morën pjesë edhe përfaqësues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë Vendore të Policisë.

Rasti është i dyti brenda një periudhe të shkurtër kohore që ngre dyshime për helmim ushqimor në Akademinë e Sigurisë. AKU bën të ditur se do të vijojë monitorimin e situatës dhe se masat e mëtejshme do të varen nga rezultatet e analizave laboratorike, me synimin për të garantuar sigurinë ushqimore.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›