E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet kalimi ne Kapshtice

Rifillimi i menjëhershëm i grevës nga punonjësit grekë në doganën e Kapshticës, ka bërë që shumë udhëtarë në dy anët e kufirit të gjenden pa përgatitur.

Njoftimi për ndërprejen ka mbërritur në policinë e Korçës gjatë orëve të natës, kështu që askush nuk ka mundur të bëjë një njoftim publik për të interesuarit që lëvizin në dy anët e kufirit. Policia kufitare e Korçës njofton se nuk janë në dijeni të plotë se kur mund të rikthehet funksionimi normal i kësaj dogane edhe pse në telegramin e palës greke thuhet se greva do të mbarojë ditën e premte.

Ky është rasti i dyte brenda këtij muaji që doganierët grekë ndërpresin punën për grevën dhe situata duket se po bëhet shqetësuese. Bllokimi i kësaj pike për mjetet motorike bën që të bierë interesi për tregtinë në dy anët e kufirit, për lëvizjen e lirë etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›