E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi thyen heshtjen

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka thyer heshtjen e gjatë dhe ka folur në një të përditshme tani që PS ka hyrë në Parlament dhe Rama ka shpallur kursin e ri. Blushi ka komentuar edhe humbjen në zgjedhjet e fundit të 8 majit.

Sipas deputetit socialist, Partia Socialiste humbi se nuk di ende çfarë duhet të bëjë me votën që kërkon. Për fajin tone-thotë Blushi- shqiptarët e kanë kuptuar se duke votuar për ne ndryshon pak ose aspak.

Ndërsa lidhur me debatin për ndëshkimet para Kongresit të PS, Deputeti Blushi thotë se kohezioni në një grup politik arrihet me ide dhe jo me ndëshkime. Partia socialiste sipas Blushit, nuk ka pasur idetë e duhura në vitet e fundit dhe po ashtu nuk ka pasur një nivel të pranueshëm të demokracisë së brendshme.

Në artikullin e të përditshmes shqiptare nuk mungojnë edhe komentet e deputetit socialist për fragmentimin e së djathtës nëse Presidenti i Republikës Bamir Topi do të hyjë në politike me një parti të re të djathtë.

Sipas Blushit, nëse opozita beson se Bamir Topi është e vetmja rruge për të ardhur në pushtet, e ka gabim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›