E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet lundrimi në Durrës, anijet e vogla të peshkimit nuk lejohet të dalin në det

Prej dy ditësh Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, duke vështirësuar lundrimet në det.

Burime nga kapiteneria e Portit bëjnë të ditur se aktualisht era fryn sipas drejtimit jug dhe jug-perëndim me forcë 5 ballë në Gji dhe  6 deri në 7 ballë, në det të hapur.

Për shkak të këtyre kushteve flota e peshkimit qëndron në kalatë në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Mjetët e tjera lundruse, sic janë tragetet apo anijet e tonazhit të lartë nuk kanë pasur probleme.

Mëngjesin e kësaj të diele në Portin më të madh të vendit kanë mbërritur 2 tragete nga Bari.

Kushtet e motit do të vazhdojnë të jenë të tilla deri ditën e martë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›