E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pezullohet marrëveshja me Guajanën për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave pezulloi sot marrëveshjen me qeverinë e Republikës Bashkëpunuese të Guajanës, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, pasaportave të shërbimit dhe pasaportave të zakonshme.

Vendimi u mor me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Marrëveshja ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave në 4 mars 2020.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›