Pezullohet procesi i votimit në disa qendra/ Në Elbasan sekretarja mban shënim kodet e zgjedhësve, ndërsa Mallakastër ikin dritat
Kur mbetet edhe më pak se një orë nga mbyllja e procesit të votimit, raportohet se është pezulluar procesi i votimit në një qendër në Elbasan dhe Mallakastër.
Mësohet se procesi i votimit në qendrën e votimit nr. 2361 në shkollën profesionale ‘Ali Myftiu’ në Elbasan, është pezulluar pasi sekretarja ka marrë një listë numrash të zgjedhësve. Kjo listë më pas është grisur nga kryetarja e komisionit.
Ndërkohë, në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative, gjë e cila ka sjellë dhe pezulimin e procesit të votimit.
Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
