E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar përkohësisht. Si rezultat i këtij pezullimi, nuk do të ketë lëvizje në drejtim të shpërbërjes së strukturave paralele të sigurisë, edhe as krijimit të gjykatave të reja, të paktën deri në shtator.

Kriza qeveritare në Serbi, pushimet verore por edhe problemet e Kosovës me Ligjin për Amnistinë kanë bërë që intensiteti i zbatimit të bjerë, ndërsa mosmarrëveshjet e  palëve në energjetikë dhe telekomunikacion ka bllokuar edhe arritjen e marrëveshjeve të reja.

Ndërmjetësit e dialogut presin që më 8 gusht të vendosin nëse palët do të takohen në nivel teknik edhe një herë para se të dy kryeministrat të takohen më 28 gusht, shkruan mediat kosovare.

Pala serbe duhet që të nisë në drejtim të Brukselit qëndrimet e saj rreth draft-marrëveshjeve të propozuara për energjetikën dhe telekomunikacionin.

Një javë më parë dy kryeministrat Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç në raundin e 14 të diskutimeve nuk kanë pasur marrëveshje për energjinë dhe telekomin.Megjithatë dy palët u pajtuan që të ndërmarrin të gjitha hapat konkretë për tu siguruar që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›