Itali, Gjykata e Kasacionit shqyrtonapelimin e Berluskonit për akuzat
ROME- Sot mbasdite pritet me kureshtje të madhe në Itali gjykimi i Silvio Berluskonit në Gjykatën e Kasacionit lidhur me procesin “Mediaset”.
Gjykata më e lartë në Itali do të marrë në shqyrtim apelimin e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni për akuzën e evazionit fiskal, tashmë i dënuar me 4 vjet burg dhe 5 vjet në mospërfshirje në poste zyrtare të institucioneve shtetërore.
Analistët shprehen se nëse Berluskoni dënohet me burg, vendimi mund të ketë pasoja të mëdha politike për Italinë.
76-vjeçari, manjat i medias, i ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të sajuara.
Pak ditë më parë Berlusconi është shprehur optimist se Gjykata e Kasacionit nuk do ta dënojë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)