Pheniani kercenon me lufte

Koreja e Veriut ka paralajmeruar se stervitjet e perbashketa ushtarake mes Korese se Jugut dhe SHBA-ve po e shtyjne rajonin drejt 147luftes148.
147Situata ne gadishullin Korean po i afrohet shume prag-luftes pas planeve te pamatura te ketyre elementeve qe nuk mendojne gjate per stervitje ushtarake me objektiv Veriun148 theksoi agjencia zyrtare e lajmeve ne Korene e Veriut 147KCNA148.
Nje grup anijesh te kryesuara nga nje anije e cila transporton arme berthamore eshte drejtuar per ne Detin e Verdhe per te marre pjese ne stervitjen e perbashket ushtarake e cila fillon te dielen.
Te pakten kater persona kane humbur jeten te marten kur Koreja e Veriut sulmoi me artileri nje ishull te Korese se Jugut.
Presidenti amerikan Barcak Obama i ka deklaruar homologut te vet jug-korean se Shtetet e Bashkuara qendrojne perkrah Korese se Jugut. Deklarata vjen pas sulmeve me artileri te 23 nentorit nga ana e Korese se Veriut ne territorin jug-korean.
Shtepia e Bardhe e cilesoi incidentin ne ishullin Jeonpeong si revoltues por theksoi se kerkon zgjidhje diplomatike e jo ushtarake te problemit.
Zyrtaret amerikane po punojne intensivisht qe incidentin ushtarak te se martes ta kthejne ne problem diplomatik mes dy Koreve.
Si hap i pare eshte rritja e trysnise amerikane ndaj Kines. Kina ka mundesi ta detyroje PHenianin te permbahet nga sjelljet agresive sic ishte rasti i fundit. Kina eshte mbeshtetesi i vetem i shtetit komunist dhe furnizuesi kryesor i tij me ushqime arme dhe shumecka tjeter.
Pekini zyrtar eshte permbajtur nga berja publike e kritikave per Phenianin pas incidentit me Korene e Jugut derisa mediet kineze kane pasur tendencen per te pranuar variantin veri-korean te rrjedhes se ngjarjeve.
Obama kur denoi sulmin e regjimit te Phenianit theksoi nevojen qe Kina te ndikoje per te shmangur shperthimet e herepashershme te Korese se Veriut te cilat kane nje efekt destabilizues ne gjithe Azine Verilindore.
Eashingtoni zyrtar synon ne hartimin e nje strategjie afatgjate ku do te perfshiheshin partneret qe aktualisht jane pjese e bisedimeve gjashte-paleshe per cmilitarizimin berthamor te regjimit komunist.
147Do te marrim masa dhe do te kemi nje qasje te unifikuar. Do te punojme me Kinen dhe me te gjashte partneret per te hartuar pergjigjen tone. Por serish duhet nenvizuar se do te jete nje pergjigje e matur dhe e unifikuar148 tha zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner.
Shtepia e Bardhe eshte e vendosur t146i jape fund rrjedhes aktuale te zhvillimeve ku ne menyre te vazhdueshme vijne provokime te dhunshme ushtarake nga veriu komunist.
Marsin e ketij viti afro 50 marinare jug-koreane humben jeten pasi luftanija e tyre u qellua me torpedo te prodhimit veri-korean.
Kina gjithashtu ka shprehur shqetesim lidhur me planet per ushtrime te perbashketa SHBA-Koreja Jugore gjate diteve te ardhshme.
Nga ana tjeter raportohet se zyra e presidentit te Korese Jugore ka thene se ende nuk e ka emeruar ministrin e ri te mbrojtjes duke i hedhur poshte raportet e agjencise kombetare te lajmeve te Korese se Jugut.
Ish-ministri i mbrojtjes Kim Tae-Young ka dhene doreheqje per shkak te kritikave te fuqishme se ushtria ka reaguar ngathte ndaj sulmit te se martes.