E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat vezhgohen me kamera

Nga Express me 26 nentor 2010 ne ora 2003

Me qellim te rritjes se sigurise neper shkollat e mesme te Ferizajt se fundi ka filluar se instaluari sistemi i kamerave ne pjeset me frekuentuese me qellim te vrojtimit te sjelljes se nxenesve.

Ky hap vjen pas incidenteve qe kane ngjare se fundi ne disa shkolla te mesme me qellim te rritjes se nivelit te sigurise.

Drejtori komunal i Arsimit ne Ferizaj Agim Berisha ka bere te ditur se instalimi i kamerave eshte bere ne gjimnazin 147Kuvendi i Arberit148 1 dhe 2 dhe ne Shkollen e Mesme te larte te Mjekesise 147Elena Gjika148 ndersa pritet te realizohet edhe ne shkolla te tjera.

Ai e ka vleresuar kete projekt si te qelluar duke thene se do te ndikoj pozitivisht ne sjelljen e nxenesve. 147Vendosja e kamerave instalimi i tyre ne objektet shkollore do te ndikoje pozitivisht dhe do te ngrit pergjegjesine individuale pse jo edhe kolektive te atyre shkollave148 ka thene drejtori Berisha.

Ai vuri ne pah se instalimi kamerave neper objekte shkollore qe ne start ka rezultuar me nje sjellje krejtesisht tjeter te nxenesve. Zyrtaret komunale pohuan se me pare ne shkolla ka patur incidente te ndryshme perderisa tani e tutje vendosja e kamerave do te regjistroje cdo levizje te nxenesve dhe eventualisht personave tjere qe mund te depertojne ne shkolle.

147Ne duhet te dime se nje atmosfere krejt tjeter duhet te jete ne objektet shkollore e krejt tjeter duhet te jete ne hapesirat tjera .Shkolla eshte instutucion edukativo-arsimor dhe si e tille duhet te respektohet148 tha Berisha.

Nderkaq drejtori i Shkolles se Mjekesise 147Elena Gjika Adem Musliu tha se kamerat kontrollojne hyrje-daljet si dhe levizjet brenda shkolles 24 ore dhe sipas tij kjo do te ngrise edhe me shume nivelin e miresjelljes tek nxenesit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›