E Diel, 1 Nëntor 2026

Pianistja Anita Tartari vleresohet me cmimin Gloria Artist

Artistja e merituar Anita Tartari është nderuar me çmimin e rëndësishëm në Poloni “Gloria Artist” çmim, i cili merret për herë të parë nga një artiste në Shqipëri. Kjo medalje jepet vetëm për artistë shumë të zgjedhur. Tartari për këtë çmim shpreh mirënjohje për ambasadën Polake dhe në veçanti për Ambasadoren Irena Tatarzynska e cila ndihmon dhe vlerëson artistët shqiptarë.

Pianistja e shquar dhe Pedagogia e njohur nga duart e të cilës kanë dalë shumë artistë thotë se muzika klasike ka filluar të ketë një shtrirje më të gjërë dhe audiencë më të madhe.

Tartari njihet si pianistja e cila ka interpretuar në repertorin e saj veprat e kompozitorëve shqiptarë krahas gjenive botërorë si Moxart, Shopenin, Shuman, Bet’hoven, List.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›