Pikat doganore 1 dhe 31 nën kontrollin e KFOR-it amerikan
Që nga mbrëmë pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinje dhe në Bërnjak janë nën kontrollin e KFOR-it amerikan. Këto forca shkuan atje pasi pikat doganore u dogjën pas braktisjes që u bëri EULEX dhe Policia e Kosovës.
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar qytetarët e vendit se, sipas informacioneve më të fundit nga terreni, gjendja në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri është në përgjithësi e qetë, por me tensione të herëpashershme.
“Forcat e KFOR-it janë duke e mbajtur gjendjen nën kontroll dhe ka mobilizim të plotë të efektivave të tyre, të cilat aktualisht po i mbajnë në kontroll të plotë pikat 1 dhe 31″, thuhet në komunikatë.