E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon ambasadoren britanike McIlwham

Në takim, përveç mirënjohjes së shprehur për mbështetjen e Britanisë, Topalli theksoi se "Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese , të votojnë ligjet, të cilët i shërbejnë vendit dhe jo partisë'.

Zbatimi i këtij programi-vijoi Topalli-do të sjellë një vlerë të shtuar në arritjet dhe sfidat e Kuvendit të Shqipërisë, në rrugën drejt përmbushjes së  standardeve më të larta të parlamenteve të vendeve më të zhvilluara të hapësirës euroatlantike.

"Shqipëria është e para, Parlamenti është institucioni më i lartë. Çdo deputet ka privilegjin dhe detyrën për të votuar reformat e vendit. Askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkë", tha Topalli. /Start/
 

                                                                                             2011-07-27 16:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›