Pikat e grumbullimit të qumështit në ndihmë të blegtorëve

Pika e grumbullimit të qumështit e cila ndodhet vetëm 500 metra larg vendit të quajtur Ura e Lumit në qytetin e Gjirokastrës, në rrugën që con në fshatin Arshi Lengo, prej gati dy vitesh po u vjen në ndihmë blegtorëve të zonës së Gjirokastrës dhe Tepelenës .
Kjo pikë sipas përfaqësuesit Pashun Memisha zbaton të gjithë rregullat higjenosanitarë për cilësinë e tij dhe të nënprodukteve si dhe ka kapacitet të grumbullojë rreth 6 tonë qumësht në ditë. Memisha thotë për Rtsh-Gjirokastra se prej blegtorëve ka interes të madh ndërsa tregon edhe proceset që ndiqen në këtë pikë.
“Kjo është një pik grumbullimi për qumështin, është hapur vitin e kaluar me qëllim grumbullimin e qumështit të Tepelenës dhe të Gjirokastrës.Ka interes për qumështin cilësor që ofrojnë këto zona.Këtë vit, janë parashikuar edhe investime të tjera më të mëdha për të zgjeruar kapacitetin si edhe rregullat higjeno-sanitar.Vitin e kaluar ka arritur të grumbullojë deri në 50 kuintal qumësht në ditë por interesi tani është për më shumë. Qumështi i Tepelenës dhe Gjirokastrës, ka një cilësi të mir렠si pasojë e bimësisë së vecantë që kanë trevat e jugut. Të grumbullosh 6 ton në ditë qumësht, nuk është pak, sigurisht që u vijmë në ndihmë blegtorëve. Edhe prej tyre ka goxha interes. Cilësia dhe higjena e qumështit janë prioritete për të bërë më pas nënproduktet. Këtu zbatohen të gjithë rregullat”, shprehet përfaqësuesi Pashun Memisha
Vitin e kaluar kjo pikë grumbullimi arriti të mbledhë rreth 50 kuintal qumësht në dit렠prej blegtorëve të zonës , ndërkaq mendohet që kapaciteti i saj të rritet me investime që do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek blektorët.