E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikniku Paneuropian, në 1989 bien telat me kufirin Hungarezo-Austriak

Tre muaj pas Piknikut Paneuropian ra në Berlin Muri. Sot një muze i hapur në St. Margareten kujton ngjarjet e paharrueshme të asaj kohe.
Si sot dhe 20 vjet më parë ra guri i parë i murit midis kufirit hungarezo- austriak. Kjo ishte shembja e parë që pjesa lindore e Europës po përpiqej të shkatërronte diktaturën dhe t'i përshtatej Perëndimit. Një grup politikanësh ranë dakord me disa opozitarë që në mënyrë simbolike ditën e 19 gushtit të organizonin një piknik tipik Pan Europian ose i thënë ndryshe europiano- perëndimor, dhe që atë ditë kjo ditë kujtohet në Hungari si dita e Piknikut Paneuropian. E njëjta gjë ndodhi edhe sot në këtë shtet, figura të ndryshme politike kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në mënyrë që të rikujtojnë edhe njëherë ditën kur lindja u zhvesh nga telat e komunizmit.
Pikniku ishte menduar që të organizohej vetëm nga politikanët, por shumë shpjet në kufirin e dy vendeve u panë turma njerëzish që po përpiqeshin që të kalonin kufirin. Ata nuk u qëlluan!
Më pas në 10 shtator Hungaria lejoi që të gjitha qytetarët e Republikës Demokrate Gjermane të udhëtonin në Perëndim. Tre muaj më pas u rëzua edhe muri i Berlinit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›